West Ham i jep leksion Arsenalit dhe e eliminon nga Carabao Cup - NACIONALE

West Ham i jep leksion Arsenalit dhe e eliminon nga Carabao Cup

2 vjet më parë

nga NACIONALE

West Ham ka shënuar fitore bindëse ndaj Arsenalit, për ta eliminuar nga rrethi i 16-të në Carabao Cup.

“Çekanët” pavarësisht që u dominuan në pjesën më të madhe, ishin finalizues të shkëlqyer për të fituar në fund me rezultat bindës 3:1.

Arsenal e nisi më mirë duke ndërtuar disa aksione të shpejta por iu mungoi finalizimi.

Sidoqoftë, kur askush nuk e priste Ben White shënoi një autogol duke e dërguar brenda rrjetës harkimin e Bowen nga këndi (16’).

Vendasit pastaj krijuan një kundërzbritje të shpejtë, ku Mohammed Kudus realizoi një gol fantastik. Fillimisht ish ylli i Ajaxit e pranoi një top të gjatë dhe pastaj me një finalizim të shkëlqyer e mposhti Ramsdale (50’).

Ndërsa, fitoren e vulosi Jarrod Bowen me një gol nga distanca, me Ramsdale që bëri një reagim të dobët (60’).

E tëra që bëri Arsenal ishte goli i nderit, i realizuar nga kapiteni Martin Odegaard në kohën shtesë (90+6').

Kështu, West Ham avancon në rrethin e tetë më të mirave derisa kjo garë për Arsenalin përfundon këtu.

Lajme të ngjashme