West Ham fiton në udhëtim te Silkeborg, Fiorentina zhgënjen me humbjen ndaj Basaksehir
Janë zhvilluar edhe tetë ndeshjet tjera në Ligën e Konferencës me orar prej 21:00, ku West Ham United fitoi me mjaftë mund në udhëtim te Silkeborg me rezultat 3:2, teksa Fiorentina ende pa pikë të plota, ku pas barazimit në ndeshjen e parë, kësaj radhe u mposht nga lideri, Basaksehir 3:0.
West Ham United – Silkeborg
Teksa fituan në ndeshjen e parë me rezultat 3:1 ndaj FCSB, edhe në këtë ndeshje anglezët fituan por jo edhe aq bindshëm.
Katër golat e parë të takimit u shënuan në pjesën e parë, teksa një i vetëm në pjesën e dytë.
Epërsinë e parë në takim e patën vendasit, ku vetëm pas pesë minutave avancuan me anë të Kusk për 1:0.
West Ham reagoi shpejt duke shënuar tre gola.
Llogarinë për mysafirët e hapi Lanzini nga penalltia në minutën e 13-të.VIDEO
Teksa për 2:1 apo epërsinë e parë shënoi italiani i ardhur këtë verë, Scamacca në minutën e 25-të.VIDEO
Golin e tretë për londinezët në pjesën e parë e shënoi Dawson pas asistimit të Cresswell në minutën e 38-të dhe pjesa e parë u përmbyll me rezultat 3:1.VIDEO
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol siç u tha më lartë, e atë e shënoi Tengstedt për vendasit, për ngushtimin e epërsisë në 3:2, në minutën e 75-të.VIDEO
Në vazhdim anglezët shënuan edhe një gol, por ai u anulua për pozitë jashtë loje dhe rezultati përfundimtar i takimit ishte 3:2.
Anglezët prijnë të vetëm në tabelë me pikë të plota nga dy ndeshjet, teksa ndiqet nga Anderlecht me katër pikë.

Basaksehir – Fiorentina
Skuadra e Italianos sërish zhgënjeu në Evropë, kësaj radhe me humbje të thellë nga skuadra turke, Basaksehir me rezultat 3:0.
Tre golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë.
Epërsinë fillestare prej 1:0 të Basaksehir e solli Gurler në minutën e 57-të të takimit.VIDEO
Edhe golin e dytë e shënoi i njëjti futbollistë, kësaj radhe në minutën e 71-të për 2:0.VIDEO
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Traore në minutën e fundit të takimit për 3:0.VIDEO
Te Fiorentina e Italianos, gjithçka që u shënua në regjistrin e gjyqtarit ishte një karton i kuq pas dy të verdhëve për Ikone në minutën e 76-të.
Skuadra italiane gjendet në pozitën e fundit të tabelës, teksa turqit të vetëm në krye.

Ndeshjet tjera në këtë orar:
Koln 4:2 Slovacko;
FCSB 0:0 Anderlecht;
Hapoel Beer Sheva 1:2 Villarreal;
Lech Poznan 4:1 Austria Vienna;
Partizan 1:1 Nice;
RFS 0:2 Hearts.