West Ham e Basel triumfojnë në ndeshjet e para, Slavia Prague ndalet nga Sivasspori
West Ham United dhe Basel kanë arritur fitoret e tyre në ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Konferencës. Anglezët mposhtën FCSB me rezultat 3:1, teksa edhe Basel mposhti Yerevanin 3:1, kurse skuadrat që janë në një grup me Ballkanin, pra Slavia Prague dhe Sivasspor kanë ndarë pikët me barazim 1:1.
West Ham United – FCSB
Një ndeshje me dominim total nga anglezët dhe nuk kishte si të mungonte fitorja ndonëse erdhi me rezultat 3:1.
Golin e parë të takimit e shënuan skuadra rumune me anë të Cordea në minutën e 34-të.
Kjo bëri që West Ham të hidhej në sulm për të kërkuar një rezultat të favorshëm, pasi që ishin edhe si mysafirë.
Goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 68-të me anë të Bowen që u tregua i saktë nga penalltia, për 1:1. VIDEO
Nuk vonoi shumë goli i dytë. Epërsia erdhi me anë të mbrojtësit brazilian me nënshtetësi italiane, Emerson në minutën e 75-të të takimit.
Michail Antonio u përkujdes për rezultatin final 3:1, ai shënoi në minutën e fundit të takimit.

Basel – Pyunik Yerevan
Skuadra zvicerane ka arritur pikët e plota në ndeshjen kundër skuadrës nga Armenia. Ata fituan me rezultat 3:1.
Ashtu siç pritej Basel kishte më shumë nga ndeshja dhe rezultati nuk ishte aspak befasues.
Llogarinë në këtë takim e hapi Males nga pika e bardhë në minutën e 23-të për 1:0.
Nuk vonoi goli i barazimit nga armenët, gol që erdhi pas katër minutave nga futbollisti me emrin Dashyan.
Gola në pjesën e parë më nuk kishte, ndërsa Baseli shënoi edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë.
Të golat i shënoi i njëjti futbollist, Burger. Fillimisht shënoi në minutën e 54-të e pastaj për golin e sigurisë shënoi në minutën e 76-të.
Takimi përfundoi kështu, me Baselin që arkëton pikët e plota në ndeshjen e parë.

Sivasspor - Slavia Prague
Kundërshtarët e Ballkanit në Grupin G, Slavia Prague dhe Sivasspor kanë ndarë pikë, dhe kështu të gjitha skuadrat në këtë grup kanë të grumbulluara nga një pikë.
Më shumë nga ndeshja kishte çekët, duke e dominuar plotësisht me rastet në ndeshje, por në fund u mjaftuan me vetëm një pikë.
Të dy golat e takimit erdhën në pjesën e parë.
Golin e epërsisë e shënoi Slavia Prague qysh në minutën e katërt me anë të sulmuesit Peter Olayinka.
Ndërsa jo shumë minuta më vonë, saktësisht në minutën e 27-të erdhi goli i barazimit, ku për 1:1 shënoi Saba.
Në minutat shtesë Sivasspor mbeti me një lojtar më pak në fushë, ku për sjellje josportive Keita u ndëshkua me karton të kuq, teksa dy minuta më vonë, po ashtu në minutat shtesë Slavia humbi mundësinë për të dalë me pikë të plota, pasi Provod dështoi nga pika e bardhë.

Rezultatet nga ndeshjet tjera në Ligën e Konferencës
Dnipro 0:1 AZ Alkmaar
Molde 0:0 Gent
Shamrock Rovers 0:0 Djurgarden
Slovan Bratislava 0:0 Zalgiris
Vaduz 0:0 Apollon.