Werder Bremer me përmbysje të ‘çmendur’ fiton ndaj Dortmundit, i shënon tre herë për gjashtë minuta
Werder Bremer ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm ndaj Borussia Dortmund, në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga.
Dortmund deri në fund ishte duke triumfuar me rezultat komod 2:0, sidoqoftë mysafirët shënuan tre herë për gjashtë minuta për t’i arkëtuar pikët e plota.
"Verdhëzinjtë" dominuan në të gjitha aspektet ndaj ish skuadrës të Milot Rashicës, por që kjo e fundit nuk u dorëzua deri në fund që ta shijojë fitoren.
Vendasit kishin disa gjuajtje radhazi duke krijuar disa aksione të shpejta, por që nuk i konkretizuan.
Marco Friedl gjuajti një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë, por që fatkeqësisht për të përfundoi mbi portë.
Ishte Julian Brandt që pas një asistimi të Marco Reus dhe një eurogol nga distanca për t'i dhënë qetësinë Dortmundit në fillimin e pjesës së parë (45+2').
Në pjesën e dytë, mysafirët e nisën më mirë duke provuar dy herë radhazi përmes Anthony Jung, i cili dështoi nga afërsia.
Tutje, loja ishte e hapur e kur nuk e priste askush Raphael Guerreiro befasoi të gjithë me një supergol nga një distancë tejet e lartë për të dyfishuar epërsinë e Dortmundit (77').
Kur askush nuk e mendonte, Bremer arriti të bëjë një përmbysje të jashtëzakonshme. Fillimisht realizoi mbrojtësi Lee Buchanan një minutë pa përfunduar koha e rregullt (89’). Ai përfitoi nga një top i kthyer derisa me një gjuajtje fantastike la të shtangur mbrojtjen dhe portierin vendas.
Pastaj, pas një super aksioni të shpejtë Niklas Schmidt përfitoi nga një harkim i saktë i Amos Pieper dhe shënoi me kokë për të barazuar rezultatin (90+3').
Ndërsa, në minutën e fundit të kohës shtesë, sulmuesi Oliver Burke vulosi fitoren me një gol tejet të bukur nga një kënd shumë i vështirë (90+5').
Kështu, Dortmund bie në pozitën e pestë në tabelë me gjashtë pikë, derisa Werder ngritët në pozitën e jashtë me pesë sosh.
Në xhiron e radhës, Borussia Dortmund do të jetë mysafir i Hertha Berlinit, derisa Weder Bremen është nikoqir i Eintracht Frankfurtit.