Wayne Rooney zbulon favoritin e Premierligës, ka disa fjalë edhe për Manchester Unitedin - NACIONALE

Wayne Rooney zbulon favoritin e Premierligës, ka disa fjalë edhe për Manchester Unitedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney insiston se Arsenali është favoriti për ta fituar Premierligën dhe thotë se "Topçinjtë" nuk do të ndalën pavarësisht presionit nga Manchester City.

Arsenal dhe Manchester City po vazhdojnë të luftojnë për titullin e Premierligës, me londinezët që janë lider momental në tabelë.

Rooney për "The Times" e ka pranuar se pret që Arsenali të shpallet kampion.

"Gara për titull? Asgjë nuk do të më befasojë nga Manchester City. Ata janë në një formë të vazhdueshme dhe mund ta fitojnë, por Arsenali është favoriti".

"Të gjithë kanë pritur që të rrëzohet por kanë qenë në kreun e ligës që një kohë të gjatë duke luftuar me presionin tërë sezonin. Nuk pres që ata të rrëzohen".

Ndërkohë, sa i përket top katërshes - Rooney shtoi se Manchester United dhe Liverpooli do t'ia dalin të qëndrojnë në fund.

"Para disa javëve ka pasur një mundësi që Manchester Unitedi të sfidojë për titullin e Premierligës".

"Skuadra e Erik ten Hag ra, por ende mund ta përfundojnë me tre trofe por jam i sigurt se do të qëndrojnë në top katërshe".

"Manchester United do të jetë aty, por dyshoj se Liverpooli do të hyjë, falë kualitetit dhe eksperiencës në skuadër. Kanë fuqinë për të shkuar deri në fund. E shoh Newcaslten, pavarësisht që Eddie ka bërë punë të mirë", deklaroi ai.

Lajme të ngjashme