Walker thotë se Manchester City do ta studiojë Interin dhe Milanin
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, thotë se ai dhe shokët e tij të skuadrës do të shikojnë sot ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes Interit dhe Milanit, në tentim për t’i studiuar dy skuadrat për finale.
Reprezentuesi anglez mori pjesë në konferencë për shtyp sot, përpara ndeshjes së kthimit të skuadrës së tij me Real Madridin nesër.
“Milan dhe Inter janë klube të mëdha”, tha fillimisht Walker.
"Ne do ta shikojmë lojën sot dhe do ta studiojmë atë shumë, por gjëja e parë është të shkojmë në finale."
◾️ Facing Vinicius Jr
— City Xtra (@City_Xtra) May 16, 2023
◾️ "Please don't make me a meme!"
◾️ Who is faster: Him, or Erling Haaland
Every word from Kyle Walker's pre-Real Madrid #UCL press conference:https://t.co/bmTV1V5MKT
Njëra nga dy skuadrat nga Milano do të rezervojë biletën për finalen e Stambollit më 10 qershor, sonte.
Zikaltrit kanë një avantazh, pasi kanë siguruar një fitore 2:0 në ndeshjen e parë javën e kaluar, me Milanin që kishte avantazhin si vendas.
Interi ose Milani do të përballen në finale me fituesin mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Gjigantët e La Ligës dhe Premierligës do të takohen në gjysmëfinalen e dytë në stadiumin Etihad të mërkurën pas barazimit 1:1 në Madrid javën e kaluar.
Ndoshta, ka një arsye më shumë pse Walker do të shikojë ndeshjen e sonte në San Siro, duke qenë se raportet në Angli e kanë lidhur atë me një transferim te Milani verën e ardhshme.

