Walker: Guardiola më tha se do të më shpërblente nëse Leo Messi nuk shënonte ndaj Man Cityt
Mbrojtësi Kyle Walker ka treguar si trajneri Pep Guardiola i kishte premtuar një shpërblim nëse do të arrinte ta ndalte Leo Messin gjatë kohës sa ishte te PSG-ja.
Anglezi ka kujtuar si Guardiola do t’i jepte fanellën e Messit të vitit 2012, megjithatë tetë herë fituesi i Topit të Artë në fund shënoi ndaj Cityt.
“Kur po luanim kundër Paris Saint-Germainit, Pep Guardiola më tha: ‘Nëse Messi nuk shënon sot, do ta marrësh një shpërblim.’ I thash atij: ‘S’ka problem, ai s’do të shënojë”.
"Ai më tha: ‘Shumë lojtarë ma kanë thënë këtë para teje dhe ata s’e kanë marrë shpërblimin.’ Kur Messi shënoi dhe loja përfundoi, ne shkuam të nesërmen në stërvitje dhe i thash Guardiolës: ‘Cili është shpërblimi që po e fsheh prej nesh?’.
Dhe ai ma ktheu: ‘Është fanella e Messit e vitit 2012, e nënshkruar nga ai. Leo ma dha fanellën në ndeshjen time të fundit me Barcelonën dhe i thash atij se ‘Nëse do të përballem me ty në të ardhmen dhe nëse një lojtar i imi do të arrijë të të ndalë që të mos shënosh, ai do ta fitojë këtë fanellë si dhuratë. Por, mendoj se kjo fanellë do të qëndrojë me mua gjithmonë. Shko kthehu në stërvitje tash”.
“Guardiola e do Messin shumë dhe gjithmonë na kujton atë si motivues për ne, ndërsa shpreson të punojë me të përsëri. Për të, ai është lojtari më i mirë në histori dhe për mua, po ashtu është më i miri”, deklaroi ai.