Leo Messi pas poshtërimit nga Arabia Saudite: S'ka arsyetime, por ne jemi skuadër e fortë - NACIONALE

Leo Messi pas poshtërimit nga Arabia Saudite: S'ka arsyetime, por ne jemi skuadër e fortë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi e ka pranuar se Argjentina nuk mund ta arsyetojë disfatën tronditëse kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës 2022, por ka këmbëngulur se skuadra është e bashkuar dhe mjaftueshëm e fortë për ta kaluar grupin.

Arabia Saudite e ka shkaktuar njërën prej tronditjeve më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, duke e mposhtur 2:1 me përmbysje Argjentinën, njërën prej skuadrave e cilësuar si favorite për trofeun në Katar të martën.

Nuk ka arsyetime. Ne do të jemi më të bashkuar së kurrë më parë. Ky ekip është i fortë dhe këtë e kemi dëshmuar në të kaluarën”, tha Messi pas ndeshjes.

Sauditët dukeshin të mbaruar në pjesën e parë, pasi Lionel Messi e kaloi Argjentinën në epërsi 1:0 duke shënuar nga penalltia. Argjentinës iu shfuqizuan po ashtu tri gola për pozitë jashtë loje në një pjesë të parë ku argjentinasit u zunë plot shtatë herë në pozitë jashtë loje nga kurthi i përkryer saudit.

Por sauditët e përmbysën lojën brenda 10 minutave në fillim të pjesës së dytë falë golave të shkëlqyer nga Saleh Al-Shehri, i cili e barazoi rezultatin, dhe Salem Al Dawsar që shënoi për epërsinë dhe fitoren e kombëtares saudite.

"Ne nuk prisnim se do ta fillonim kështu, por gjërat ndodhin për një arsyeje. Tani duhet të fitojmë apo të fitojmë, e tëra varet nga ne”, theksoi ylli i Paris Saint-Germainit.

Arabia fitoi me vetëm dy goditje në portë, ndërkohë që portieri Green Falcons pati një paraqitje të shkëlqyer po ashtu, duke bërë disa pritje vendimtare të argjentinasve.

Argjentina e Lionel Scalonit erdhi si favorite në këtë Botëror, për shkak të një ecurie fantastike prej 36 ndeshjeve pa humbje dhe si kampione e Amerikës Jugore 2021.

Tani ata duhet t’i mbajnë gjallë shpresat për trofeun e parë global që prej vitit 1986 dhe për t’i dhënë Messit një lamtumirë të mirëfilltë në atë që është me gjasë Botërori i tij i fundit.

Po ashtu, sauditët ia ndërprenë ecurinë prej 36 ndeshjeve pa humbje Argjentinës së Lionel Messit.

Argjentina do të përballet edhe me Poloninë dhe Meksikën në Grupin C në dy ndeshjet e fundit grupore.

Lajme të ngjashme