"Vjedhje", lojtarët e Almerias reagojnë pas humbjes nga Reali - NACIONALE

"Vjedhje", lojtarët e Almerias reagojnë pas humbjes nga Reali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lojtarët e Almerias e kanë quajtur vjedhje, humbjen e tyre nga Real Madrid.

Real Madrid bëri një përmbysje të minutave të fundit, duke triumfuar nga 0:2 në 3:2.

Sidoqoftë, brenda pak minutave VAR-i vendosi dy herë në favor të Realit, duke e anuluar golin e Almerias e pastaj edhe pranuar golin e dytë të vendasve, që u shënua nga Vinicius Junior.

Kështu, pas ndeshjes lojtarët e Almerias “shpërthyen” duke e kritikuar publikisht vendimet e gjyqtarëve.

“Mendoj se dikush vendosi që ne nuk kemi të drejtë të fitojmë këtu dhe kjo ndodhi”.

“Nuk kam asgjë për të shtuar”, tha mbrojtësi Marc Pubill për “DAZN”.

Kurse mesfushori Gonzalo Melero deklaroi se Real Madrid i vodhi ata.

“Sonte ata na vodhën neve. Më mërzit kjo. Asgjë më shumë nuk mund të bëhej që ata ta fitonin ndeshjen”.

Real Madrid tani është lider i vetëm në La Liga me 51 pikë, dy më shumë se Girona që përballet më vonë me Sevillan derisa Barcelona renditet në vendin e katërt me 41 sosh.

Lajme të ngjashme