Vitor Roque bën heroin, Barcelona me mund mposht Osasunan
Barcelona i është kthyer rezultate pozitive, duke fituar me mund në shtëpi ndaj Osasunas.
Katalunasit fituan me rezultat minimal 1:0 në “Olimpico Lluis Companys”, ku po i zhvillojnë ndeshjet si vendas shkaku që “Camp Nou” vazhdon të jetë në rinovim.
Barcelona e nisi më mirë duke rrezikuar fillimisht me Jules Kounde që tentoi të realizonte me kokë pas harkimit të Ilkay Gundogan por dështoi ta finalizonte.
Osasuna gjithashtu kishte një mundësi të artë me Budimir, mirëpo sulmuesi dështoi të shënonte nga afërsia pas një topi të kthyer.
Heroi i Barcelonës ishte përforcimi më i fundit i këtij muaji, pra Vitor Roque që vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua përfitoi nga një harkim fantastik i Joao Cancelos për t’i dhënë epërsinë vendasve (63’).
Për Osasunan problemet veçse u shtuan disa minuta më vonë, me Unai Garcian që mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u ndëshkua me të kuq.
Barcelona pastaj mori plotësisht dominimin dyke pasur raste me Lamine Yamal dhe Lewandowskin mirëpo dështuan t’i finalizonin. Në fakt, polaku e tundi portën por u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë fitore, Barcelona rimerr pozitën e tretë me 47 pikë, tetë më pak se Girona që është lider në La Liga.