Asgjë s'ndryshon në basketbollin vendor, ndërpritet ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës
Problemet e njëjta vazhdojnë në Superligën e Kosovës në basketboll, me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës që është ndërprerë.
Përballja mes dy skuadrave që po zhvillohet në Suharekë u ndalë shkaku i hedhjeve të gjësendeve në parket, derisa një ndër to ishte edhe një karrige.
Ishte basketbollisti i skuadrës mitrovicase Mikaile Tmusic që hodhi karrigen për dysheme shkaku i nervozizmit dhe si pasojë reaguan tifozët nga tribuna.
Në ato momente, Trepça ishte në epërsi me rezultat 43:34.