Visar Bekaj lë Tiranën për klubin turk, do të fitojë 17 mijë euro në muaj - NACIONALE

Visar Bekaj lë Tiranën për klubin turk, do të fitojë 17 mijë euro në muaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj do të jetë lojtari më i fundit që do të aterojë në Turqi duke lënë Tiranën për klubin e Hatayspor.

Hatayspor që vendosi të largohet nga garat këtë edicion pas tërmetit në Turqi thuhet se ka arritur marrëveshje në princip me 'gardianin' e Tiranës.

Gazetari Ertan Suzgun thotë se një marrëveshje mes portierit dhe klubit turk është mbyllur dhe që Bekaj edicionin tjetër luan në Turqi.

"Hatayspor ka arritur marrëveshje në princip me portierin e Kosovës, Visar Bekaj, që vesh fanellën e klubit shqiptar Tirana".

"Visar Bekaj është një emër që Volkan Demirel e ka ndjekur për një kohë të gjatë. Ai do ta mbajë fanellën e Hatayspor në sezonin tjetër", shkroi ai.

Ndërkohë, "Panorama Sport" ka publikuar disa detaje të marrëveshjes ku raportojnë se Bekaj do të fitojë plot 17 mijë euro në muaj, në një kontratë trevjeçare.

"Lojtari do të firmosë një kontratë trevjeçare me turqit. Portieri gjithashtu do të përfitojë një rrogë të majme, bëhet fjalë për 17 mijë euro në muaj", shkruan mediumi shqiptar.

Kujtojmë, Bekaj kaloi te Tirana që e bleu nga Prishtina për 100 mijë euro, mirëpo tani do të largohet si agjent i lirë, gjë që e kishte konfirmuar muaj më parë.

Lajme të ngjashme