Vinicius Junior: Trofetë janë në ADN-në e Real Madridit, do të japim gjithçka për Superkupën Evropiane - NACIONALE

Vinicius Junior: Trofetë janë në ADN-në e Real Madridit, do të japim gjithçka për Superkupën Evropiane

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka premtuar se do të bëjnë të pamundurën për të fituar Superkupën Evropiane, në mënyrë që ta nisin këtë sezon me trofe.

“Los Blancos” do të përballen me Eintracht Frankfurtin për titullin e Superkupës Evropiane, e pastaj me një fitore aty mund ta sigurojnë edhe ‘biletën’ për Kupën e Botës për klube.

Për faqen zyrtare të Real Madridit, braziliani deklaroi se duan ta nisin këtë sezon me trofe dhe beson që gjithçka do të shkojë mirë, pasi është në ADN-në e klubit të fitojë trofe të rëndësishëm.

“Është çelësi të fitojmë të gjitha ndeshjet që mundemi, e sidomos duam të fitojmë tituj të rëndësishëm si Superkupa Evropiane”.

“Jemi duke u përgatitur për sezonin dhe ndeshjen që zhvillohet me 10 gusht. Do shkojmë aty me të gjithë dëshirën për të fituar titullin e parë të sezonit. Është në ADN-në e këtij klubi dhe fanelle, gjithmonë shfaqet në ndeshjet me të rëndësishme”.

“Kemi lojtarë që dinë si të luajnë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Vinicius.

Anësori këmbëshpejtë gjithashtu komentoi edhe golin e shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool, duke deklaruar se “është ndjenjë e papërshkrueshme” dhe që e meritonin titullin pas atij super sezoni.

“Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ishte shumë e drejtë që të shpalleshim kampion me një fitore në finale. Kam luajtur futboll më shumë se 15 vite dhe asnjëherë nuk e di kur do të luash në finale, pra doja ta shijoja deri në fund. Goli kundër Liverpoolit ishte një ndjenjë e papërshkrueshme”.

“Vetëm ata që kanë shënuar në këso ndeshjes në Ligën e Kampionëve mund ta kuptojnë këtë ndjenjë. Është e papërshkrueshme. Nuk di sa ta shprehësh, si ta shpjegosh, nuk ka asnjë mënyrë”.

“Vetëm ata që kanë jetuar në futboll dhe kanë pasur këto emocione që kemi pasur këtë edicion e dinë sa e rëndësishme është dhe sa të lumtur të bënë”.

Lajme të ngjashme