Vinicius Jr refuzon ofertën luksoze nga Arabia Saudite
Sulmuesi i Real Madridit Vinicius Jr e ka refuzuar një ofertë luksoze për t’u bërë ylli i radhës shkon në Arabinë Saudite.
Një delegacion i Fondit të Investimeve Publike, duke punuar në emër të Ministrisë së Sportit të vendit, kontaktoi përfaqësuesit e 24-vjeçarit në një përpjekje për ta bindur atë të bëhej fytyra e ligës përpara Kupës së Botës 2034, e cila do të të mbahet në Arabinë Saudite, raporton "The Athletic".
Mikpritësit e turneut do të konfirmohen në një kongres të FIFA-s më 11 dhjetor dhe oferta e Arabisë Saudite është e pakontestueshme deri më tani.
Real Madridi gjithashtu nuk dëshiron ta shesë Viniciusin, i cili ka klauzolë lirimi në vlerën e 1 miliard eurove, ndërsa kontrata i zgjat deri më 2027.
Real Madrid forward Vinicius Jr has turned down a lucrative offer to join the Saudi Pro League.
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) August 11, 2024
More from @MarioCortegana ⤵️https://t.co/sB8FnYis1F
Sidoqoftë, braziliani gjithashtu është i lumtur në Madrid dhe po dëshiron ta plotësojë ëndrrën për ta fituar Topin e Artë si lojtar i “Los Blancos”.
Klubet arabe pritet që ta rikthejnë interesimin në të ardhmen pavarësisht që nuk gjetën “gjuhën e përbashkët” në këtë verë.
Vinicius iu bashkua Realit për 45 milionë euro nga skuadra braziliane Flamengo më 2018, ndërsa që atëherë ka shënuar 93 gola në 263 paraqitje për klubin në të gjitha garat.
Gjatë kohës si lojtar i Realit, braziliani ka fituar tre herë titulline la Liga-s, dy herë Ligën e Kampionëve si dhe dy herë Kupën e Botës për klube.