VIDEO: Yamal me asist fantastik për Ruiz, Spanja e përmbys rezultatin ndaj Gjeorgjisë
Kombëtarja e Spanjës ka arritur ta gjejë golin e epërsisë ndaj Gjeorgjisë, duke përmbysur kështu rezultatin në 2:1.
Gjithçka nisi me një gjuajtje të lirë, të cilën e ekzekutoi Lamine Yamal, por që u ndal nga Mamardashvili, teksa topi erdhi sërish në këmbët e talentit 16-vjeçar i cili asistoi në mënyrë fantastike në zonë.
Fabian Ruiz e pati shumë të lehtë të shënonte, duke realizuar me kokë nga afërsia për 2:1.
With Fabian Ruiz's goal, Spain is ahead 2-1 against Georgia
— PushGoals (@PushGoals) June 30, 2024
Assist by Lamine Yamalpic.twitter.com/qS74vAfbKn