VIDEO: Trauner shënon, Austria në epërsi ndaj Polonisë
Kombëtarja e Austrisë ka kaluar në epërsi ndaj Polonisë, në duelin që i takon grupit D të xhiros së dytë.
Gernot Trauner shënoi për 1:0 në minutën e nëntë të takimit.
Një harkim i mirë erdhi nga Mwene në zonë, me mbrojtësin e Feyenoord që shënoi gol të bukur me kokë, për ta çuar në epërsi kombëtaren e tij.
Kujtojmë se të dy skuadrat nuk kanë asnjë pikë në Evropian, pasi humbën në xhiron e parë nga Franca dhe Holanda, respektivisht.