VIDEO: Tjetër gabim i tmerrshëm nga kosovari Arijanet Muric, Burnley barazon me Brightonin - NACIONALE

VIDEO: Tjetër gabim i tmerrshëm nga kosovari Arijanet Muric, Burnley barazon me Brightonin

2 javë më parë

nga NACIONALE

Nuk luajti për shumë ndeshje me radhë, por bëri debutim fantastik dhe vazhdoi me paraqitje të mira për Burnleyn. Por Arijanet Muric në dy ndeshjet e fundit ka bërë gabime të tmerrshme që i kanë kushtuar shumë skuadrës së tij, që po lufton për mbijetesë.

Pas një gabimi në xhiron e kaluar, kësaj radhe ai gaboi edhe më rëndë dhe ishte fajtori që skuadra e tij nuk mori tre pikët e plota në këtë takim.

Brownhill e dërgoi skuadrën e Vincient Kompanys në epërsi në minutën e 74-të dhe kur të gjithë po mendonin që Burnley do të merrte tre pikë shumë të rëndësishme, Aro Muric gaboi.

Një top i kthyer te portieri kosovar, me këtë të fundit që nuk arriti ta ndalë mirë edhe pse ishte duke shkuar shumë ngadalë, topi përfundoi në rrjetë, që u shënua si autogol i tij.

Po të mos ishte për gabimin, Aro Muric me shumë mundësi do të ishte lojtari i ndeshjes, pasi pati ndeshje fantastike, madje bëri pritje edhe në minutat e fundit.

Kështu ndeshja përfundoi me barazim 1:1 dhe Burnley po rrezikon rënien nga elita angleze, vetëm një sezon pasi u promovua.

Lajme të ngjashme