VIDEO: Sinjal për Manchester Unitedin, Greenwood shënon gol të jashtëzakonshëm për Getafen
Anglezi i huazuar nga Manchester United te Getafe, Mason Greenwood, ka shënuar një nga golat e tij më të mirë në karrierë, me një goditje nga distanca, në ndeshjen ndaj Almerias.
Skuadra e tij ishte duke humbur 1:0, kur 22-vjeçari lëshoi një goditje të pandalshme në këndin e epërm, për ta barazuar rezultatin në 1:1, në ndeshjene vlefshme për xhiron e 14-të të LaLigës.
WHAT A GOAL MASON GREENWOOD 🥶pic.twitter.com/VlkxKZaICR
— Commodore. (@CdoreIsRed) November 25, 2023
Getafe shënoi edhe një herë deri në përfundim të pjesës së parë, ku ish-sulmuesi i Real Madridit, Borja Mayoral, e çoi skuadrën e tij për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje.