VIDEO/ Shqipëria përpara ndaj Moldavisë, shënon Cikalleshi
Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar në epërsi ndaj Moldavisë dhe tani është shumë afër realizimit të ëndrrës, kualifikimit në EURO 2024.
Zhvillohej minuta e 25-të, kur Taulant Seferi mori një top në zonë, dhe në tentim e sipër për të dribluar, u ndal me ndërhyrje të palejueshme, me gjyqtarin kryesor që akordoi penallti.
Një minutë më vonë Sokol Cikalleshi e konvertoi në gol, për ta çuar Shqipërinë në epërsi 1:0.
Sokol Cikalleshi scores from the spot!
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 17, 2023
Moldova 0-1 Albania pic.twitter.com/CaIA6AVIXG
Kujtojmë se Shqipëria vetëm me një pikë siguron kualifikimin në EURO 2024, ndërsa fitorja është edhe më e mirëseardhur.