VIDEO/ Pakujdesi në vijën e fundit, Evertoni i shënon Manchester Cityt - NACIONALE

VIDEO/ Pakujdesi në vijën e fundit, Evertoni i shënon Manchester Cityt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City po kalon nëpër formë të tmerrshme në Premierligë, ku jo vetëm se është larguar shumë nga skuadrat e kreut të tabelës, por ndeshjet e tyre po karakterizohen me paraqitje të dobëta dhe gabime të shumta në vijën e fundit.

29 minuta lojë dhe Everton kaloi në epërsi ndaj Qytetarëve me golin e Jack Harrison, pas një gabimi të tmerrshëm nga Rodri në zonën e rrezikshme, që erdhi nga disa gabime të tjera të mëparshme.

Skuadra e Pep Guardiolës ka marrë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e saj të fundit në elitën angleze, dhe kjo ka bërë që lideri Liverpool të largohet tetë pikë larg, ndërsa Arsenali me një ndeshje më pak gjashtë pikë.

Lajme të ngjashme