VIDEO / Ndërron jetë boksieri në ring pas goditjeve të marra
Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nuk mundi të dilte në ring mbrëmë shkaku që para tij boksieri Sherifdin Laval ndërroi jetë shkaku i goditjeve të shumta që mori.
Laval ra në gjumë në raundin e dytë nga Malam Varela, i cili i dha disa goditje të fuqishme.
Stafi mjekësorë tentoi ta kthente në jetë, megjithatë Laval nuk arriti t’i përballonte këto goditje, kësisoj ndërroi jetë pranë qindra tifozëve që po e prisnin përballjen e Bakajt.
Ndihma e parë iu dha menjëherë, mirëpo s’ishte e mjaftueshme për t’ia shpëtuar jetën.
“JOQ Albania” ka publikuar një video ku shihet stafi mjekësorë duke tentuar ta kthenin në jetë Laval.
Përndryshe, e tërë ngjarja pastaj u anulua shkaku i këtij incidenti serioz.