VIDEO: Granit Xhaka shënon gol fantastik për Bayer Leverkusenin
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka, po vazhdon shkëlqimin te skuadra e re Bayer Leverkusen, ku në lojën sot ka shënuar golin e epërsisë së hershme të skuadrës së tij ndaj Mainzit.
Xhaka njëri nga më të dalluarit në skuadrën që është befasia e ëmbël e këtij sezoni në Bundesligë, pasi renditet e para, po konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim momentalisht, falë paraqitjeve të tij.
Edhe pse çdo lojë me paraqitje fantastike dhe bartës i lojës së skuadrës së tij, goli në Bundesligë i kishte munguar 31-vjeçarit deri më tani.
Zhvillohej vetëm minuta e tretë e takimit, kur harkimi i bashkëlojtarit të Xhakës u bllokua nga vija e fundit e Mainz, me mesfushorin kosovar që plasoi goditje të fortë nga distanca për të shënuar gol të jashtëzakonshëm për 1:0.
Xhaka put Leverkusen ahead with this goalpic.twitter.com/wV1NP7xxBm
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 23, 2024
Mainz u kundërpërgjigj shpejt, pasi barazuan në minutën e tetë me anë të Dominik Kohr, me rezultatin 1:1 që ka përfunduar pjesa e parë e takimit.