VIDEO: Gol i jashtëzakonshëm nga ylli i Kosovës Elvis Rexhbeçaj, Augsburg e barazon rezultatin ndaj Bremenit
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka shënuar gol të jashtëzakonshëm, për skuadrën e tij, Augsburg, për të barazuar rezultatin 1:1 ndaj Werder Bremen.
Bremeni kaloi në epërsi në minutën e 12-të me golin e Felix Agu, por Rexhbeçaj me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën 16-të shënoi për ta barazuar rezultatin në 1:1.
⚽️🇩🇪 Augsburg 1-1 Werder Bremen | Elvis Rexhbeçajpic.twitter.com/7ImJDK1gPu
— PushGoals (@PushGoals) August 24, 2024
Kujtojmë se 26-vjeçari ka pranuar të luajë për Kombëtaren e Kosovës dhe debutimi i tij pritet të vijë më 6 shtator në përballjen e Dardanëve ndaj Rumanisë në stadiumin Fadil Vokrri.