VIDEO: Edon Zhegrova fantastik, dhuron asist të jashtëzakonshëm për Ribeiron
Ylli i Kosovës dhe Lilles, Edon Zhegrova, po vazhdon shkëlqimin e tij me skuadrën franceze.
Në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales ku Lille po përballet me Lyonin, 24-vjeçari ka dhënë ndikimin e tij në fushë, si në çdo lojë të skuadrës së tij në këtë sezon.
Lille ishte duke humbur 2:0 me golat e Gift Orban dhe Rayan Cherkit, kur në skenë doli Edoni në minutën e 53-të me një asistim të jashtëzakonshëm nga distanca, ku gjeti në zonë Alexsandro Ribeiron, i cili shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2:1.
🇫🇷 Goal: Alexsandro Ribeiro | Lyon 2-1 Lille pic.twitter.com/dyRSDTvDiF
— Live streams on @GOALSPOTHD | Follow (@OdamRosema29382) February 7, 2024
Zhegrova po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe largimi drejt një gjiganti të madh evropian mund të ndodhë në verë, me shumë skuadra të interesuara për të.
Vlera e tij në market tashmë është afër 10 milionë euro dhe kontrata e tij me Lillen vlen deri më 30 qershor 2026, prandaj shitja e tij mund të bëhet në një shumë më të madhe se vlera e tij aktuale në treg.