VIDEO: Edon Zhegrova e 'bombardon' PSG-në - NACIONALE

VIDEO: Edon Zhegrova e 'bombardon' PSG-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli kosovar, Edon Zhegrova, po vazhdon të shkëlqejë për skuadrën e tij Lille. Ai tani i ka shënuar gol Paris Saint-Germainit.

Pasi e kualifikoi Lillen me dy golat e tij të rëndësishëm në Ligë të Kampionëve, Edon Zhegrova, u kujdes për një tjetër gol fantastik.

Ai shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca, për të ngushtuar rezultatin në 2:1, pasi PSG-ja kishte shënuar tashmë dy gola në pjesën e parë të takimit.

Për yllin e Kombëtares së Kosovës, kjo është paraqitja e parë në Ligue 1 këtë sezon, pasi në ndeshjet e para ishte i pezulluar.

Lajme të ngjashme