VIDEO/ Chukwueze i jashtëzakonshëm, Milani e barazon rezultatin ndaj Dortmundit
Kur kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfundim të pjesës së parë, Milani ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 ndaj Dortmundit.
Calabria asistoi, ndërsa Samuel Chukwueze me një veprim fantastik individual shënoi gol të bukur në minutën e 38-të, për rezultatin 1:1.
Kujtojmë se Giroud humbi penalltinë në fillim të ndeshjes, ndërsa Marco Reus në minutë të 10-të shënoi në anën tjetër nga pika e bardhë.