Video: Bale këndon në stadium në fitoren e LAFC ndaj rivalit LA Galaxy, shokët e skuadrës e lagin me ujë
Gareth Bale ka pasur një pritje të ngrohtë nga bashkëlojtarët e tij te skuadra Los Angeles Football Club, kur iu bashkua në festën e fitores në derbin e njohur si El Trafico ndaj skuadrës LA Galaxy.
Uellsjani i cili firmosi një vit kontratë me skuadrën amerikane, mori në dorë një megafon dhe filloi të këndojë, duke festuar fitoren dhe më pastaj një nga bashkëlojtarët e tij e lagu me ujë.
Videon kur Bale këndon dhe laget nga bashkëlojtari mund ta shikoni këtu:
.@GarethBale11 is a quick learner. #LAFC pic.twitter.com/nhDLKogTvU
— LAFC (@LAFC) July 9, 2022
Me tre pikët e fituara në derbi, e gjitha vëmendja u kthye nga lojtari më i ri i skuadrës, për t’i bërë një pritje sa më të ngrohtë.
Triumfi i LAFC ndaj LA Galaxy
Përballë një tribune të mbushur në shtëpinë e Los Angeles Football Club, nuk kishte si të mungonte edhe një ndeshje e nxehtë me shumë gola.
El Trafico dha plotë pesë gola, me LAFC që kryesoi fillimisht, pastaj për ta kthyer LA Galaxy rezultatin në 2:1, dhe sërish një kthesë nga skuadra e Bale e Chiellinit në brenda dy minuta bënë që ndeshja të fitohej me rezultat 3:2.
Golashënuesit për LAFC ishin, Jose Cifuentes 17’, 70’ dhe Cristian Arango 72’, ndërsa për LA Galaxy shënuan, Samuel Grandsir 55’ dhe Rayan Raveloson 81’.
Ndryshe Bale pritet të bëjë debutimin e tij më 17 korrik kundër Nashville, sepse sipas trajnerit të LAFC, Steve Cherundolo, Bale kishte pengesë me vizën e tij.