VIDEO: Atalanta dyfishon epërsinë ndaj Bayer Leverkusenit, Lookman shënon gol fantastik
Atalanta po e shkatërron Bayer Leverkusenin e Xabi Alonsos, pasi kur janë zhvilluar më pak se 30 minuta lojë, i kanë shënuar dy herë deri më tani, në finalen e Ligës së Evropës.
Lookman shënoi golin e parë në minutën e 12-të me asistimin e Zappacostës.
I njëjti futbollist prodhoi magji në minutën e 26-të, kur shënoi gol fantastik për 2:0.
تابعني هنا : @iT7HD pic.twitter.com/y5dQH6Wfpf
— تغطيات (@sulema58184) May 22, 2024
Bayer Leverkusen është rrugës për të pësuar humbjen e parë sezonale, ndërsa Atalanta po marshon drejt titullit të Ligës së Evropës, ku mund ta sigurojnë një vend direkt në Ligë të Kampionëve, ndonëse këtë do ta bënte me shumë mundësi edhe nga Serie A, ku po kalojnë sezon shumë të mirë.