VIDEO: Albion Rrahmani me gol të jashtëzakonshëm për Rapidin e Bukureshtit - NACIONALE

VIDEO: Albion Rrahmani me gol të jashtëzakonshëm për Rapidin e Bukureshtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, po vazhdon me paraqitjet fantastike dhe duket se ka lënë pas lëndimin që kishte pasur, pasi tani ka kontribuar në golin e epërsisë së parë për Rapidin, si dhe ka qenë pjesëmarrës në golin e dytë, ku skuadra e tij po fiton 2:0 ndaj Otelul Galati.

Rrahmani shfrytëzoi një gabim të mysafirëve, ku rrëmbeu topin dhe kaloi me lehtësi dy futbollistë, për të shënuar gol të bukur për 1:0.

Ky është goli i tetë për Albionin në kampionatin romun, në nëntë paraqitje, me skuadrën e tij që po garon për kreun e tabelës.

Kujtojmë se në Rapid të Bukureshitit së bashku me Albionin luajnë edhe Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi.

Lajme të ngjashme