Victor Osimhen preferon kalimin te Chelsea në janar - NACIONALE

Victor Osimhen preferon kalimin te Chelsea në janar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Victor Osimhen mbetet shumë i interesuar për kalimin te Chelsea dhe po preferon kalimin në “Stamford Bridge” qysh në afatin e janarit.

Chelsea tentoi gjatë tërë afatit veror për ta transferuar nigerianin, sidoqoftë marrëveshja dështoi në ditën e fundit, e pastaj lojtari iu bashkua Galatasarayt në formë huazimi.

Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Galatasary janë të interesuar për ta mbajtur Osimhenin në mënyrë të përhershme, por në garë mbetet edhe skuadra londineze.

Osimhen para se t’i bashkohet klubit turk rinovoi me Napolin, duke e zbritur klauzolën e lirimit nga 130 milionë euro në vetëm 81 milionë euro për në dimër, e pastaj kjo vlerë do të bie 75 milionë euro verën tjetër.

Vlera e zbritur në 68 milionë euro nuk do të jetë valide për klubet italiane, kësisoj Chelsea mund të përfitojë nga situata për ta marrë në dimër.

Raporti pretendon se Osimhen është 'ende shumë i interesuar' për të nënshkruar me “Blutë”, aq sa po 'konsideron mundësinë për të bërë lëvizjen' pas tre muajsh.

Nëse Osimhen do të siguronte një kalim 68 milionë funte te Chelsea në dritaren e ardhshme, një tarifë prej 63 milionë funte do t'i shkonte Napolit, ndërsa Galatasaray do të merrte 5 milionë funte të mbetura.

Nigeriani ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale në Napoli.

Lajme të ngjashme