Victor Osimhen në pritje të thirrjes së Arsenalit - NACIONALE

Victor Osimhen në pritje të thirrjes së Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Victor Osimhen është gati për t’u larguar nga Napoli, mirëpo po e pret thirrjen e Arsenalit, më saktësisht ofertën e skuadrës londineze.

Sipas një raportimit të “Gazzetta dello Sport”, nigeriani është në pritje që Arsenali t’i nis zyrtarisht negociatat me gjigantin italian.

“Topçinjtë” kanë shprehur interesim serioz për lojtarin, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë ndonjë hap konkret për transferimin e mundshëm.

Rivali lokal Chelsea kishte diskutuar me Napolin për një shkëmbim potencial me Romelu Lukakun, megjithatë marrëveshja dështoi.

Presidenti i Napolit Aurelio de Laureniis nuk dëshiron negociata. Thjesht që t’i aktivizohet klauzola e lirimit në vlerën e 130 milionë eurove, andaj është i gatshëm të presë tërë verën.

Sidoqoftë, De Laurentiis nuk dëshiron ta mbajë Osimhenin për sezonin tjetër shkaku që paga do t’iu rritet në 10 milionë euro që mund t’i nxjerrë probleme klubit.

Osimhen momentalisht po ëndërron vetëm Arsenalin ngase e sheh si skuadra adekuate për t’u ngritur edhe më shumë në karrierë dhe beson se do t’i përshtatej për mrekulli mënyrës të lojës së Mikel Artetas.

Përndryshe, raporti shton se është gati për të dëgjuar edhe oferta nga Arabia Saudite, në rast që i ofrohet ndonjë vlerë e çmendur financiare.

Interesim që sa kohë kishte shprehur edhe PSG-ja, por tani është fokusuar te lojtari tjetër i Napolit Khvicha Kvarastkhelia.

Lajme të ngjashme