“Vetëm Messi mund të fitojë trofe i vetëm, Haaland nuk mundet”- thotë ish-ylli i Manchester Cityt - NACIONALE

“Vetëm Messi mund të fitojë trofe i vetëm, Haaland nuk mundet”- thotë ish-ylli i Manchester Cityt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka thënë se sulmuesi më në formë momentalisht, Erling Haaland, mund të thyejë rekorde vazhdimisht, por është vetëm një lojtar që mund të fitojë trofe i vetëm, dhe ai është Lionel Messi.

Skuadra e Pep Guardiolës është kampione në fuqi e Premierligës dhe është vetëm pesë pikë larg liderit, Arsenalit, në kërkim të mbrojtjes së titullit. Sulmuesi norvegjez Haaland ka qenë një sensacion për qytetarët, duke shënuar 31 gola në 27 paraqitje, por Aguero thotë se City do të ketë nevojë për të tjerë lojtarë për të fituar titullin kampion, pasi vetëm fituesi i Kupës së Botës, Messi është i vetmi njeri që mund t'i jap trofe skuadrës së vet pa ndihmën e askujt.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Cityt ka thënë për Stake.com kur u pyet nëse Haaland mund të frymëzojë skuadrën drejt triumfit si kampion në Etihad Stadium.

He was too used to Germany' - Man City legend Sergio Aguero says Erling Haaland was 'welcomed to the Prem' by Van Dijk | The Sun

“Do të duhet ta shohim akoma këtë. Ka ende shumë për t’u luajtur në këtë sezon. Haaland, i cili ka grumbulluar numra që do të thyejnë rekorde historike, do të luajë një pjesë të madhe të madhe të rolit. Në çdo rast, përveç Leos, nuk ka asnjë lojtar që mund të fitojë një ligë vetë. Bëhet fjalë për ekipin, dhe City ka një listë shumë të talentuar dhe një staf të jashtëzakonshëm. Ata kanë dhënë mjaft prova për këtë dhe ju e dini se ata do të luftojnë deri në fund.”

Lionel Messi World Cup trophy

City nuk ka qenë në formën më të mirë të tyre në sezonin 2022/23, pavarësisht se ka parë Haalandin – i cili ka katër het-trik deri tani – të japë një kontribut vendimtar. Një trofe mbase mund t'u ikë, por Aguero shtoi do të jetë një luftë deri në fund me Arsenalin.

Erling Haaland Man city 2022-23

“Nuk do të thosha se Man City nuk po tregon formë të mirë. Premierliga është liga më konkurruese që ekziston, dhe është krejtësisht normale të shohësh pretendentët kryesorë të marrin përforcime dhe të kthehen në standardet e tyre historike. Nuk do të duhej shumë kohë që Arsenali apo United të riktheheshin në fushë. Të dyja vuajtën pasojat e dy cikleve shumë të suksesshme – të Wengerit dhe Fergusonit – dhe tani janë rikthyer në fuqi. City ka fituar katër nga pesë Premierligat e fundit. Ata janë ende në luftë dhe kjo duhet të njihet. Duke qenë në pozitë të dytë, afër vendit të parë – gjithçka mund të ndodhë.”

Erling Haaland Man City 2022-23 [3]

City, i cili është gjithashtu në kërkim të FA kupës dhe Ligës së Kampionëve këtë sezon, do të rikthehet në aksion të dielën në Premierligë kur do të udhëtojë për një ndeshje të vështirë ndaj Tottenhamit.

Lajme të ngjashme