"Vetëm alienët si Messi dhe Ronaldo janë para Alexis Sanchezit"
Trajneri i Marseille Igor Tudor insiston se vetëm katër futbollistë në botë janë mbi nivelin e Alexis Sanchezit.
Ish ylli i Arsenalit po shkëlqen këtë edicion te kampionati francez duke shënuar 17 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat.
Tudor i ka dhënë komplimente të shumta kilianit, duke deklaruar se vetëm katër futbollistë janë më të mirë se ai.
"Ai është lojtar çelës për skuadrën tonë. Futbolli ndryshon te Olympique de Marseille kur ai luan".
"Ai është një lojtar i nivelit tjetër. Ai është futbollist që disa herë nuk i japim vëmendje nivelit të tij shkaku që është normal, djalosh modest".
"Ai nuk ka qëndrim si yll por për mua pas alienëve si Messi, Ronaldo, Mbappe dhe Haaland, ai është aty. Ai është lojtar që është e pamundur për t'u zëvendësuar në çdo skuadër në botë kur është në formë të mirë", deklaroi ai.
Sanchez vendosi t'i bashkohet klubit francez në verë pasi ndërpreu kontratën me marrëveshje të dyanshme me Interin.
Kjo marrëveshje ka qenë pozitive për të dy palët, me 34-vjeçarin që po jep shenja të formës jetike që kishte treguar vite më parë në fanellën e Arsenalit.
Sanchez pritet të jetë titullar të dielën për Marseille ndaj Angers, me synimin e inkuadrimit në Ligën e Kampionëve.
Marseille renditet e treta në kampionatin francez, dy pikë më pak se pozita e dytë Lens, me katër ndeshje të mbetura deri në fundin e edicionit.