Vetëm 12 sekonda, Gundogan me vollej të bukur kalon Man Cityn në epërsi
Manchester City e ka nisur për mrekulli ndaj Manchester Unitedit duke kaluar në epërsi qysh në minutën e parë.
Ishte mesfushori Ilkay Gundogan që realizoi me një goditje vollej që i dha epërsinë “Qytetarëve”.
Pas një harkimi të Kevin de Bruyne, turku-gjermani me një gjuajtje fantastike e la të shtangur portierin David de Gea - VIDEO.