Vesel Demaku – futbollisti më i ri i Kosovës - NACIONALE

Vesel Demaku – futbollisti më i ri i Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Vesel Demaku është futbollisti më i fundit që do ta përfaqësojë kombëtaren e Kosovës.

Demaku që luan në pozitën që Kosova vuan për lojtar, pra mesfushor mbrojtës, ka marrë konfirmimin nga shteti i Austrisë që ka të drejtë të luajë për fanellën “dardane”.

FFK-ja përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar të gjithë se Demaku pa hezitim ka pranuar të jep kontributin në fanellën e Kosovës.

“Me këtë rast, Demaku ka theksuar se menjëherë pasi ka marrë konfirmimin nga shteti austriak për dyshtetësi, pa hezitim e me zemër, ka vendosur që të luajë për Kosovën dhe të japë kontributin e tij në fanellën dardane”, njofton ndër të tjera FFK-ja.

24-vjeçari është duke kaluar një sezon të mirë në Bundesligan e Austrisë, ku tashmë ka zhvilluar 10 paraqitje duke kontribuar me një asistim në proces.

Ndër të tjera, ai luan edhe në pozitën e qendërmesfushorit kurse ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Austrisë, duke nisur nga U15 e deri në U21.

Afrimi i tij padyshim do të jetë ndihmë e madhe për Kosovën, duke marrë parasysh faktin se mund të luajë pranë Elvis Rexhbecajt në “zemrën” e mesfushës.

Përndryshe, mbetet të shihet nëse përzgjedhësi Franco Foda do ta zgjedhë qysh për dy ndeshjet e muajit nëntor, që Kosova i zhvillon kundër Rumanisë, respektivisht Lituanisë.

Lajme të ngjashme