Vesel Demaku futbollisti më i ri i Kosovës - NACIONALE

Vesel Demaku futbollisti më i ri i Kosovës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ylli kosovar, Vesel Demaku, do të jetë ardhja më e re te Kombëtarja e Kosovës, duke nisur nga muaji i ardhshëm për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Demaku i cili deri më tani ka përfaqësuar kombëtaren e Austrisë në të gjitha grumpmoshat, është në proces të rregullimit të dokumentacionit, shkruan kanal10, dhe ky proces pritet të përfundojë shpejt.

Kujtojmë se Gazeta Nacionale,kishte raportuar dy vjet më parë, se lojtari dëshirohet me çdo kusht të luajë për Kosovën, por që atëherë, një ngërç juridik po zvarriste procedurën, me Demakun që kishte shtetësi të dyfishtë.

24-vjeçari luan në një pozitë në të cilën Dardanët po vuajnë tash e një kohë, pra si mesfushor defansiv dhe kjo do të jetë një ardhje e shumëpritur për trajnerin Franco Foda.

Vesel Demaku një futbollist i talentuar, i lindur në Austri, karrierën në futbollin profesionist e filloi te Austria Wien, ku u paraqit për pesë vite, për të kaluar te Sturm Graz.

Vesel Demaku - Player profile 24/25 | Transfermarkt

Ai vazhdon të jetë pjesë e Sturm Graz, por që është i huazuar te skuadra Rheindorf Altach, që gjithashtu luan në Bundesligën austrike,

Kujtojmë se në karrierën ndërkombëtare, ai ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Austrisë, duke filluar nga U15, për të vazhduar deri më U21, ku ka grumbulluar afër 50 paraqitje, teksa ka shënuar edhe dy gola.

Lajme të ngjashme