“Vërtet impresionuese”, Ten Hag dhe Lampard komentojnë rekordin e Ronaldos - NACIONALE

“Vërtet impresionuese”, Ten Hag dhe Lampard komentojnë rekordin e Ronaldos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajnerët Erik ten Hag (Manchester United) dhe Frank Lampard (Everton), kanë mbetur të impresionuar nga rekordi i ri i Cristiano Ronaldos.

Në fitoren e “Djajve të Kuq” ndaj Evertonit, portugezi shënoi golin e 700-të në karrierë për klube, duke realizuar pas inkuadrimit në fitoren 1:2.

Fillimisht, trajneri Erik ten Hag ka lavdëruar lartë Ronaldon dhe për paraqitjen e shkëlqyeshme që zhvilloi në sfidën e sotme.

"Kjo është vërtet impresionuese kur shënon golin e 700-të në karrierë. Paraqitje e madhe. E uroj atë. Goli i parë në Premierligë këtë edicion, ai duhet të priste për këtë. Jam i sigurt se më shumë gola do të vinë".

"Është paraqitje masive e tij, jam vërtet i lumtur për të dhe që ka arritur diçka të tillë, që ka shënuar kaq shumë gola. Të flet shumë për të dhe karrierën e tij masive".

E nuk ka munguar edhe pyetja mbi raportimet e fundit që Ronaldo është i pakënaqur me taktikat e teknikut holandez, mirëpo përgjigje e Ten Hag ishte e qartë: Ai është i lumtur këtu.

"A është i lumtur? Pyesni atë. Shpresoj që po, sepse ne jemi duke fituar. Nuk është e lehtë të fitojmë këtu, por është me rëndësi fitorja. Është e tërë skuadra, por ke nevojë për golashënues".

Ndërkohë, edhe trajneri i Evertonit, Frank Lampard pavarësisht humbjes ka vlerësuar lartë Ronaldon dhe këtë rekord, duke e quajtur një ndër më të mirë në histori, pranë Messit.

"E pabesueshme. Është një ndër më të mirët në historinë e lojës (me Messin). Të dy lojtarë të pabesueshëm. Doja që të shënonte në ndeshjen e kaluar. Kur hyri në lojë, gjëra të tilla mund të ndodhin. I dha nder të madh. Ai është i mrekullueshëm", shtoi tekniku anglez.

Për fund, kujtojmë se Ronaldo është lojtari i parë që arrin këtë rekord, por edhe Messi mund ta arrijë shumë shpejtë, pasi ka vetëm nëntë gola më pak.

Lajme të ngjashme