Vendos goli i Rabiotit, Juventus mposht me mund Fiorentinën
Juventus ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Fiorentinës në kuadër të xhiros së 22-të në Seria A.
"Zonja e Vjetër" fitoi me rezultat 1:0, në ndeshjen tejet të baraspeshuar më shumë raste nga dy klubet italiane.
Juve e nisi shumë më mirë duke rrezikuar dy herë përmes Filip Kostic, por që portieri Pietro Terrecciano bëri pritje të shkëlqyeshme që t'ia mohojë golin.
Zhvillohej minuta e 34-të, me sulmuesin Angel di Maria që harkoi për mrekulli te Adrien Rabiot me francezin që e dërgoi topin brenda rrjetës për t'i dhënë avantazhin vendasve (34') - VIDEO.
Në pjesën e dytë, Dusan Vlahovic arriti të shënojë, mirëpo pas rishikimit të VAR-it goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Juve vazhdoi të tentonte për golin e dytë, me Moise Kean që gjithashtu kishte mundësi të mirë shënimi, por portieri mysafir nuk lejoi befasi.
Kur askush nuk e priste, ishin mysafirët që arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Gaetano Castrovili (89'), mirëpo një minut më vonë ndërhyri VAR-i duke e anuluar për pozitë jashtë loje.
Juventus me këtë fitore ngritët në pozitën e nëntë në tabelë me 29 pikë, derisa Fiorentina renditët në pozitën e 14-të me 24 sosh.
Në xhiron e radhës, skuadra e Massimiliano Allegrit do të jetë mysafir i Spezias, derisa Fiorentina do ta pres Empolin.