Vendos goli i Kramaricit, Kroacia fiton me mund ndaj Armenisë - NACIONALE

Vendos goli i Kramaricit, Kroacia fiton me mund ndaj Armenisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kroacisë ka mposhtur me shumë mund në udhëtim Armeninë.

Kroatët fituan me rezultat minimal 0:1, sfidë që çuditërisht doli të jetë shumë e barabartë.

Golin e vetëm në takim e realizoi Andrej Kramaric, që shënoi nga afërsia (14’).

Ndeshja ishte shumë i barabartë me të dy skuadrat që tentonin të ndërtonin disa aksione, por që s’arritën t’i konkretizonin.

Kroacia kishte edhe disa mundësi tjera shënimi me Kramaric, që dështoi dy herë nga afërsia derisa edhe Ivan Perisic rrezikoi me një goditje nga distanca.

Sidoqoftë, ky gol ishte i mjaftueshëm që Kroacia të arkëtojë pikët e plota në grupin D, duke marrë primatin me 10 pikë në tabelë, aq sa ka edhe Turqia derisa Armenia renditet e treta me shtatë sosh.

Lajme të ngjashme