Vendos goli i Depay, Atletico Madrid e eliminon Sevillan në Kupën e Mbretit - NACIONALE

Vendos goli i Depay, Atletico Madrid e eliminon Sevillan në Kupën e Mbretit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid e ka fituar edhe derbin ndaj Sevillas për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Madrilenët triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë që ishte interesante nga minuta e parë.

Antoine Griezmann kishte rastin e artë për të kaluar Atleticon në epërsi mirëpo dështoi të shënonte nga penalltia, pasi rrëshqiti para se ta godiste topin.

Në pjesën e dytë, “Los Rijoblancos” ishin më kërkues duke pasur edhe dominimin e topit si dhe rastet më të mira.

Griezmann në fakt realizoi por që goli u anulua për pozitë jashtë loje. E njëjta ndodhi edhe me Memphis Depay që gjeti rrjetën tetë minuta më vonë, por doli që ishte pozitë jashtë loje.

Megjithatë vendasit s’u dorëzuan dhe pas një aksioni të bukur, Angel Correa e asistoi për mrekulli Depay, i cili me një prekje të lehtë e dërgoi brenda rrjetës (79’).

Kështu, Atletico Madrid kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe tani është favorit i padiskutueshëm meqenëse janë eliminuar Reali dhe Barcelona.

Gjysmëfinalen e kanë siguruar edhe Mallorca e Vedat Muriqit, Athletic Bilbao si dhe Real Sociedadi.

Lajme të ngjashme