Vëmendja në "Fadil Vokrri": Drita dhe Llapi sonte ‘luftojnë’ për Kupën e Kosovës
Drita dhe Llapi ditën e enjte do synojnë të fitojnë trofeun e parë për edicionin 2021/22.
Të dy skuadrat e mëdha kosovare kanë siguruar ‘biletën’ për në Evropë përmes kampionatit kosovar, mirëpo që duan ta mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, atë duke fituar trofe.
Llapi e përfundoi këtë edicion në Superligën e Kosovës si pozitë e katërt në tabelë me 54 pikë, 10 më pak se Drita që përfundoi për të dytin vit radhazi si nënkampion.
Para kësaj ndeshje të rëndësishme, gjatë konferencës për shtyp, të dy trajnerët, Tahir Batatina i Llapit dhe respektivisht Ardian Nuhiu i Dritës u shprehen optimist.
Fillimisht, Nuhiu i Dritës deklaroi se ka besim të plotë të skuadra dhe që do të mundohen t’i shfrytëzojnë pikat e dobëta të kundërshtarit.
“I kemi marrë të gjitha masat. Kam besim te skuadra, gjithçka që kemi përgatitur do t’i nxjerrim në fushë. Kemi përballë një skuadër të shkëlqyer, por do të mundohemi t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta të tyre. Skuadra është e plotë, e gatshme për të dalë në fushë. Duam të shkruajmë historinë, për Intelektualët, për stafin, për të gjithë”, deklaroi ai ditën e mërkurë.
Ndërsa, Batatina theksoi se si skuadër janë e bashkuar më shumë se çdo tjetër dhe pasi eliminuan top skuadra, ka ndikuar që të jenë shumë të motivuar për të pasur sukses.
“Lojtarët janë në formën e duhur. Kemi kontingjent cilësor që e kanë bart barrën kryesore gjatë tërë edicionit. Jemi të bashkuar dhe kemi harmoni brenda grupit më shumë se çdo skuadër tjetër. Kemi ardhur deri këtu duke eliminuar skuadra të mëdha dhe kjo na jep motiv shtesë për sukses”, theksoi tekniku llapjan.
Kujtojmë, se derbi mes Llapit dhe Dritës zhvillohet në stadium neutral, më saktësisht në “Fadil Vokrri” dhe do të nis në ora 20:00.
Drita që dy dekada nuk e ka fituar Kupën, Llapi vitin e kaluar
Po, po e lexuat mirë, ishte edicioni 2000/01, kur Drita e kishte fituar Kupën e Kosovës për herë të fundit, gjë që është vërtet për të mos u besuar, duke marrë parasysh nivelin e skuadrës së Ardian Nuhiut që këto vitet e fundit ka qenë një ndër klubet më të mira në vend.
Pas më shumë se dy dekadave pritje, Drita do provojë t’i jap fund kësaj serie negative, derisa nuk do e kenë të lehtë pasi kanë përball kampionin momental të Kupës së Kosovës.
Llapi fitoi Kupën e Kosovës gjatë edicionit të kaluar, që njëkohësisht ishte trofeu i parë në histori të klubit.
Forma e dy skuadrave gjatë pesë takimeve të fundit
Nëse shohim statistikat, padyshim Drita qëndron shumë më mirë se Llapi.
"Intelektualët" në pesë takimet e fundit kanë regjistruar dy fitore dhe tre humbje, duke qenë të pamposhtur, kurse për dallim nga ta, Llapi nuk di për fitore.
Llapi në pesë takimet e fundit ka një barazim dhe katër humbje radhazi.
