Veldin Hoxha: Kosova ka skuadër të shkëlqyer, por nuk kam pasur kontakte me FFK-në së fundmi - NACIONALE

Veldin Hoxha: Kosova ka skuadër të shkëlqyer, por nuk kam pasur kontakte me FFK-në së fundmi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori defansiv i Rubin Kazanit Veldin Hoxha thotë se nuk ka pasur ndonjë kontakt së fundmi me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ndërsa dha lëvdata për kombëtaren dardane në një bisedë me Gazetën Nacionale.

Hoxha është ndër lojtarët që ka prejardhje nga Kosova (më saktësisht fshati Dragash, Restelicë), mirëpo që ka përfaqësuar Kroacinë deri në grupmoshat U21, tek të cilët ka qenë edhe kapiten.

Nga FFK-ja, më saktësisht vetë kryetari Agim Ademi gjatë një interviste për “Kanal 10” kishte deklaruar para dy muajve se vazhdojnë të jenë në bisedime me Hoxhën, por një gjë e tillë duket se nuk është plotësisht e vërtetë.

Hoxha në një prononcim për Gazetën Nacionale tha se nuk ka pasur kurrfarë kontakti këta muajt e fundit me FFK-në.

“A ka pasur ndonjë zhvillim lidhur me FFK-në? Jo, nuk ka pasur ndonjë progres, nuk kemi pasur ndonjë kontakt së fundmi”.

I pyetur nëse do të ishte i hapur t’i bashkohet Kosovës, Hoxha shtoi se nuk mund të përgjigjet por që “Dardanët” kanë një skuadër të shkëlqyer.

Kosova ka një skuadër të shkëlqyer dhe nuk mund të flasë se nëse do t’iu bashkohem. Të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, nënvizoi ai për Nacionalen.

Ndërkohë, që kur iu është bashkuar Rubin Kazanit, Hoxha ka zhvilluar 15 paraqitje në total duke kontribuar me dy gola në këtë proces.

Lajme të ngjashme