Vedat Muriqi vazhdon me paraqitje të mira në La Liga, Mallorca barazon ndaj Sevillës - NACIONALE

Vedat Muriqi vazhdon me paraqitje të mira në La Liga, Mallorca barazon ndaj Sevillës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mallorca ka arritur ta marrë një barazim 0:0 në shtëpinë e saj ndaj Sevillës, në kuadër të xhiros së tretë të LaLigës.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ishte nga minuta e parë në fushë dhe së bashku me portierin Leo Roman, ishin më të vlerësuarit te skuadra e Mallorcas.

Përballja e zhvilluar në Estadio Mallorca Son Moix ishte pothuajse e barabartë, me një nuancë më të mirë mysafirët, që patën raste më të mira për shënim, e sidomos në pjesën e parë.

Muriqi ishte shumë aktiv në këtë përballje, duke gjuajtur dy herë në drejtim të portës, ndërsa tre tentime të tij shkuan jashtë. Ai pati një driblim të suksesshëm nga një tentim dhe një shansë tejet të mirë të humbur, ndaj ishte edhe nga më të vlerësuarit në fushë nga të dy skuadrat.

Deri në përfundim të takimit, nuk pati asnjë gol të shënuar dhe ndeshja përfundoi 0:0.

Si Mallorca, ashtu edhe Sevilla kanë nga dy pikë në tri xhirot e para, ku Vedat Muriqi ishte kryesori në pikën e parë që siguroi skuadra e tij, kur shënoi gol në barazimin ndaj Real Madridit.

Përballja e radhës e Mallorcës është më 31 gusht, ku luajnë në udhëtim te Leganes, me fillim nga ora 21:30.

Lajme të ngjashme