Vedat Muriqi ngushton epërsinë ndaj Bjellorusisë
Kosova ka arritur ta ngushtojë epërsinë me një gol nga pika e bardhë ndaj Bjellorusisë.
Qendërsulmuesi u faulla brenda zonës me arbitrin që akordoi 11-metërsh, ku nga aty ylli i Mallorcas ishte i pagabueshëm (87').
Tani Kosovës i mbetet të shpresojë për një tjetër gol që ta barazojë rezultatin apo të bëjë ndonjë mrekulli për përmbysje.