Vedat Muriqi: Mallorca si parajsa për mua, ëndërroj Kupën e Mbretit - NACIONALE

Vedat Muriqi: Mallorca si parajsa për mua, ëndërroj Kupën e Mbretit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Vedat Muriqi sërish ka treguar sa i lumtur është te skuadra spanjolle Mallorca, duke deklaruar se ëndërron ta mbyllë karrierën aty.

Kosovari ka mahnitur të gjithë me nivelin e lartë që po kalon te Mallorca, duke ndihmuar skuadrën ta sigurojë mbijetesën.

Në një intervistë së fundmi për "fibwidiario", Muriqi deklaroi se ndihet si në parajsë te Mallorca.

"Gjithmonë e them se jam këtu për të qëndruar sepse e njoh veten. Në Fenerbahce isha shumë mirë dhe nënshkrova për Lazion dhe gjithçka shkoi keq. Është një eksperiencë që nuk dua të përsëritet. Jam në shtëpi, tifozët më duan dhe i dua dhe jam në ishull, që është parajsë. Shpresoj të qëndroj deri në fundin e karrierës, jo vetëm kontratës. Familja ime është rehatshëm te Mallorca".

Ai tutje bëri me dije se dëshiron fillimisht që Mallorca të regjistrojë fitore para golave të shënuara.

"Jam krenar që më krahasojnë me lojtarë si Etoo, Guiza ose sulmuesit e tjerë. Dua të shënoj më shumë se 14 gola, por qëllimi është që skuadra të shënojë dhe fitojë sepse nëse shënon dy dhe humbet 2:3, nuk është ndjenja e njëjtë. Është më mirë të fitojmë të premten e pastaj të shënojmë".

Muriqi nënvizoi se kjo skuadër mund ta fitojë Kupën e Mbretit, të cilën e vlerëson si ëndërr.

"Ëndrra ime nuk është të luaj në finale, por ta fitojë Kupën e Mbretit. Shpresoj se do të mundemi dhe besoj që mund të mbërrijmë aty pas dy apo tre hapave, mund të kemi një skuadër të rrezikshëm".

Në fund, ai theksoi se duan sa më parë të sigurojnë qëndrimin në La Liga edhe për edicionin tjetër.

"Jam i stresuar derisa të sigurojmë mbijetesën. Duhet të fitojmë tre pikë sa më parë të jetë e mundur, shpresoj ta bëjmë të premten. Mendoj se me ato tre pikë do ta shpëtojmë veten dhe të luajmë qetë në katër ndeshjet e mbetura", përfundoi ai.

Lajme të ngjashme