Vedat Muriqi heroi i Mallorcës, shënon në 'frymën e fundit' për fitoren ndaj Rayo Vallecanos - NACIONALE

Vedat Muriqi heroi i Mallorcës, shënon në 'frymën e fundit' për fitoren ndaj Rayo Vallecanos

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, edhe një herë ka treguar vlerat e tij, pasi ka shënuar gol në minutat shtesë për Mallorcën, për të fituar 2:1 ndaj Rayo Vallecanos.

Ky është goli i parë për 'PIRATIN' në vitin 2024, pasi mungoi gjatë, për t'u kthyer më 20 janar nga lëndimi që pësoi me Dardanët.

Pjesa e parë në Son Moix në Mallorca, përfundoi pa gola, me mysafirët që patën më shumë raste të krijuara për goll, por pa asnjë konkretizim.

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 48-të Antonio Sanchez shënoi për ta çuar skuadrën e Mallorcës në epërsi 1:0.

Rayo Vallecano reagoi shpejt, kur me anë të mesfushorit Alvaro Garcia, shënuan për të barazuar në 1:1.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe mendohej se rezultati do të ishte ai i minutës së 76-të, në skenë doli ylli kosovar, Vedat Muriqi, që pas harkimit të Rodriguez, u shkëput më së larti në zonë për të shënuar gol fantastik me kokë, për fitoren 2:1 në minutat shtesë të takimit.

Ky është goli i gjashtë për Muriqin këtë sezon në La Liga, në 17 ndeshje të zhvilluara, teksa ka kontribouar edhe me dy asiste.

Mallorca në anën tjetër me këtë fitore është në pozitën e 15-të, vetëm gjashtë pikë larg zonës së rrezikshme.

Lajme të ngjashme