Vedat Muriqi e dërgon Mallorcan në mesin e 16 më të mirëve në Kupën e Mbretit me gol e asisit kundër Pontevedras
Vedat Muriqi ka pasur impakt të jashtëzakonshëm sot për Mallorcan. Falë golit dhe asisit që dhuroi sulmuesi kosovar, Mallorca arriti të fitojë 2:0 ndaj Pontevedra në udhëtim dhe të kualifikohet në rrethin e ardhshëm të Kupës së Mbretit.
Gjithmonë e më shumë protagonist i Mallorcas. Vedat Muriqi po vijon të jetë lojtari kyç i klubit ishullor spanjoll. I tillë u dëshmua edhe sot.
Ndonëse ndeshjen nuk e nisi si titullar, ai ndryshoi ekuilibrat e saj me të hyrë në fushë. Në minutën e 82-të Aguirre e vendosi në lojë futbollistin kosovar.
Megjithatë, ndeshja shkoi në vazhdime, pasi rezultati në kohën e rregullt përfundoi 0:0. Mjaftoi vazhdimi i parë që Muriqi t’i tregonte aftësitë e veta.
Atij nuk iu deshën shumë koha për ta shërbyer me asist bashkëlojtarin e tij Prats, i cili në minutën e 97-të zhbllokoi ndeshjen në 1:0
Kështu që, në minutën e 104-të arriti të shënojë për 2:0, duke kompletuar kështu golin e 14-të sezonal (duke llogaritur të gjitha garat, edhe ato në nivel kombëtaresh).
𝗙𝗜𝗡𝗔𝗟 | Obtenemos el pase a 𝗼𝗰𝘁𝗮𝘃𝗼𝘀 en un partido muy disputado.
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) January 4, 2023
Desexámoslle moita sorte no que resta de campaña, @PontevedraCFSAD. #PontevedraRCDMallorca pic.twitter.com/IyoOvuctaE
Kështu që, viti 2023 për 28-vjeçarin nisi në formën më të mirë. I gjithë fokusi i tij dhe skuadrës tani e tutje do të jetë që të sigurohet mbijetesa sa më parë të jetë e mundur në La Liga.
Në kampionatin spanjoll Muriqi renditët i dyti për nga numri i golave të shënuar (8), po aq sa kanë edhe Iglesias dhe Joselu. Ndërkaq primatin e mban Lewandowski. Një distancë kjo që mund të ngushtohet, marrë parasysh që ylli polak do ta vuajë dënimin e pezullimit me tri ndeshje moslojë në javët në vazhdim.
