Vdes tifozi që tentoi të hynte pa biletë në ndeshjen Napoli – Milan
Një burrë ka vdekur, pasi dyshohet se ishte përpjekur të ngjitej në Stadiumin e Napolit, Diego Armando Maradona, në përballjen ndaj Milanit, pa biletë.
Antonio Scotto Di Luzio u gjet i vdekur brenda zonës së braktisur të parkimit nën sektorin e mysafirëve të Stadio Diego Armando Maradona pas ndeshjes të së dielës mbrëma, raporton Gazetta dello Sport.
Trovato un cadavere dopo Napoli-Milan. Precipitato mentre cercava di entrare al Maradona https://t.co/gDN0WiHP84
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) October 30, 2023
Raportohet se 42-vjeçari u gjet në orën 02:00 të mëngjesit të së hënës, pasi ra nga një lartësi prej 20 metrash në përpjekje për të hyrë në stadium.
Një hetim në lagjen Bacoli për vdekjen e tifozit mësohet se po vijon, krahas konstatimeve të kryera nga mjekësia ligjore e policisë.
Raportimi thotë se një burrë që e identifikoi veten si mik i të ndjerit thuhet se i tha policisë se ishte një aksident dhe shpjegoi se si ai dhe Di Luzio synonin të hynin në stadium, pavarësisht se nuk kishin biletë.
Në fushë, Napoli dhe Milan barazuan 2:2 në ndeshjen e Serisë A, pavarësisht se kuqezinjtë po avanconin me dy golat e Olivier Giroud në pjesën parë.