Vdes gjatë treningut futbollisti 20-vjeçar
Mesfushori kolumbian Andres Balanta ka vdekur gjatë një seance stërvitore me klubin Atletico Tucuman, njofton klubi nga liga elitare e Argjentinës.
Balanta, 22 vjeçar, ra në tokë pa ndjenja gjatë stërvitjes së parë të skuadrës pas pushimit dhe u dërgua në spital në San Miguel de Tucuman, ku vdiq pavarësisht përpjekjeve prej 40 minutave të mjekëve për ta kthyer në jetë.
Shkaktari i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur ende.

“Me keqardhje ju njoftojmë se Andreas Balanta ka vdekur. Përkrahësit e klubit janë thellësisht të pikëlluar sot. Natyrisht, ne e mbështesim familjen, bashkëlojtarë dhe miqtë e tij”, thuhet në njoftimin e Tucuman.
Balanta i ishte bashkuar Atleticos në korrik të vitit 2021 nga Deportivo Cali, klubi kolumbian ku e kishte nisur karrierën në vitin 2019.
Ai ka luajtur për Kombëtaren e Kolumbisë 20 në Kupën e Botës për 20-vjeçarët në vitin 2019 në Indonezi.
“Federata e Futbollit e Kolumbisë ndien keqardhje për vdekjen e Andres Balantas, lojtarit të ekipit kombëtar të Kolumbisë në grupmosha të ndryshme”, thuhet në njoftim për media të Federatës së Kolumbisë.