Vazhdon kriza e Barcelonës, mposhtet nga Antwerp
Barcelona ka pësuar një tjetër humbje befasuese, atë në udhëtim te Royal Antwerp që shijuan fitoren e parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit nuk po e gjejnë assesi formën e duhur, duke u mposhtur me rezultat të ngushtë 3:2.
Belgët e nisën për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave lojë. Ishte Arthur Vermeeren që realizoi pas një gabimi amator të mbrojtjes mysafire.
Barcelona u këndell duke e barazuar rezultatin përmes Ferran Torres që shënoi pas një asistimi fantastik të Lemine Yamal (35’)
Në pjesën e dytë, kur pritej një përmbysje nga skuadra mysafire ndodhi krejtësisht e kundërta.
Ishte Vincent Janeseen që riktheu epërsinë për skuadrën belge pas një kundëraksioni shumë të shpejtë (56’).
Barcelona s'u dorëzua duke barazuar prapë, këtë herë me anë të talentit Marc Guiu (90+2'), por Antwerp kishte vendosur për fitore duke e vulosur në fund me anë të George Ilenikhena.
Ylli shqiptar Arbnor Muja mungoi shkaku i kartonit të kuq që kishte marrë në ndeshjen paraprake.
Në anën tjetër, Barcelona avancon si lider me 12 pikë, aq sa ka edhe Porto si pozitë e dytë.